Kosi i frutave është plot sheqer dhe publiku nuk duhet t’i konsumojë duke menduar se po ha produkte të shëndetshme.
Përfundimi vjen pas një studimi të pothuajse 900 llojeve të kosit të frutave që shiteshin ne suparmarketet e Mbretërisë së Bashkuar. Hulumtimi zbuloi se edhe kosi organik ishin të përbëra me sheqer. Vetëm kosi natyrore mund të klasifikohen si të ulëta në sheqer.
Studimi vjen pasi zyrtarët e shëndetësisë po inkurajojnë prodhuesit të zvogëlojnë sasinë e sheqerit në produktet që konsumon publiku. Kosi i frutave është identifikuar si një nga llojet e ushqimit në të cilat Shëndeti publik në Angli dëshiron të shohë përparim. Hulumtimi u krye menjëherë pas fillimit të programit të reduktimit të sheqerit.
U zbulua se në një kuti kosi prej 100 g, masa e sheqerit që përmabnte ishte 16,4 g.
Kjo kategori përfshinte edhe disa produkte që nuk përmbanin vetë kos, të tilla si çokollata dhe krem karamele. Produkti i dytë më me sheqer ishte kosi organik me një 13.1g për 100g. Kosi i fëmijëve në mënyrë tipike përmbante 10.8g për 100g.
Vetëm 9% e produkteve të anketuara ishin nën këtë prag.
Sa sheqer ishte në kos?
Ëmbëlsirat – 16.4g per 100g
Yogurtet Organike – 13.1g për 100g
Lëngjet – 12g per 100g
Fruta – 11.9g per 100g
Drithërat – 9.2g për 100g
Yorguti grek – 5g për 100g
Që nga puna në terren për studimin u krye – në fund të vitit 2016 – është bërë përparim në reduktimin e konsumit të sheqerit në një kuti kosi.
Pasi këtij studimi që u krye në fund të vitit 2016, studiuesit thonë se sasia e sheqerit tek kosi i frutave është ulur me 6 % vitin duke e bërë atë kategori të vetme ushqimore që tejkalonte objektivin prej 5%. Deri në vitin 2020, pritet që sheqeri të reduktohet me 20%.
Një raport i publikuar në maj tregoi se përmbajtja e sheqerit në kosi ishte ulur me 6% në vitin e parë, duke e bërë atë kategori të vetme ushqimore që tejkalonte objektivin prej 5%. Deri në vitin 2020, pritet që sheqeri të reduktohet me 20%.
Shefi i dietës PHE Dr Alison Tedstone tha se kjo tregoi se po bëhen hapa pozitivë.
Por Dr. Bernadette Moore, hulumtuese kryesore e këtij studimi, tha: “Edhe nëse marrim parasysh reduktimin, kosi i frutave ende vazhdon të jenë të larta në sheqer. “Këshilla ime është, të blejnë kos natyral dhe ta përziejnë me fruta”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.