Drejtësia

Korrupsioni / Rovena Voda fiton lirinë, por ‘lufta’ vazhdon për pafajësinë

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme ka shuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda.

Ish-zyrtarja ka shlyer dënimin me 10 muaj burg dhe tashmë është e lirë nga çdo akuzë.

Megjithatë, Voda do të vijojë betejën në Gjykatën e Posaçme të Apelit për pafajësi.

“Kam humbur një betejë, por lufta vazhdon për pafajsinë”, është shprehur ish-zv.ministrja e Brendshme.

Rovena Voda u dënua në shkallen e parë me 10 muaj burg pasi dyshohet se ndikoi për të punesuar një person në administraten shteterore kundrejt rryshfetit.

Nga hetimet e SPAK, doli se Voda kishte marrë 1 mijë euro, një celular dhe një arkë me peshk për të punësuar Florida Beun në ministri.

Shtetësja Majlinda Hasani, ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren, duke shfrytëzuar edhe lidhjen shoqërore që ka pasur me të.

Ato janë përgjuar teksa flisnin për dhënien e një zarfi me 1 mijë euro Vodës dhe janë filmuar në një bar në Durrës, teksa i japin zv.ministres një aparat celular.

Lidhur me episodin e tretë, SPAK thotë se Voda ka shkuar në port me automjetin e Ministrisë së Brendshme që mbante si zyrtare e lartë dhe shoferin e saj për të marrë një arkë me peshk.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë