Politike

Basha: Protesta me Metën te bashkia, autogol. Ai është pazarxhi kronik, ka pushuar së egzistuari si faktor politik

“PD-ja ka gati amendamentet për të mbështetur punën e SPAK-ut dhe do t’i dorëzojë ato së shpejti në Kuvend”.

Lulzim Basha, Kryetari i PD zyrtare e bëri kë propozim pas publikimit të raportit të fundit të DASH-it, i cili evidentoi disa probleme me gjyqësorin, korrupsionin dhe lirinë e medias.

“Raporti i DASH i cili konfirmon atë që shqiptarët e dinë dhe prekin çdo ditë, që korrupsioni është problemi më i madh kësaj qeverie dhe vendit. Kjo lidhet me krizën ekonomike dhe koston e jetesës”, u shpreh Basha.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si shkaktarin kryesor të rritjes së nivelit të korrupsionit në vend.
“Korrupsioni ushqehet çdo ditë nga qeveria e Ramës përmes skemave që sa vijnë e sofistikohen. Në qendër të piramidës është Rama se nuk mund të ketë një qeverisje kaq të korruptuar dhe në krye të jetë një kryeministër i ndershëm', tha Ai.

Si efekt i gjithë kësaj, vijoj më tej kryedemokrati, lufta ndaj korrupsionit duhet të jetë “prioritet kombëtar”, duke e cilësuar SPAK si nevojë për të luftuar “nivelin gjigand të korrupsionit”.

“Ndaj përsëris thirrjen për çdo faktor politik, të forcojmë një fron të përbashkët me të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi”, deklaroi Basha.

Protesta para Bashkisë, Basha: pse nuk e mbështes

Basha iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, një nga të cilat ishte arsyeja përse nuk i bashkohet protestës para Bashkisë. Lideri i PD-së e cilësoi protestën si “autogol”, argumentoi duke thënë se në krye të saj është kryetari i PL-së, Ilir Meta, i cili solli Ramën në pushtet.

“Protesta është e duhur, por që protesta të jetë e duhur nuk mund të bëhet me Ilir Metën. Ata njerëzit e Metës kanë votuar pro për ngritjen e taksave. Ai e ngriti në pushtet Edi Ramën”.

Basha akuzoi ish-presidentin si një nga personat që i ka “vënë minat opozitarizmit” dhe se nuk ka besueshmëri në kauzën e tyre.

“Tani më ngrenë aty në piedestal Metën. Faqe e zezë. Ata që për interesa personale i vunë minat opozitarizmit, është koha që të bëjnë reagim. Besueshmëria në këtë rast lë shumë për të dëshiruar”.

“Të thërrasë në protestë kundër korrupsionit në bashki dhe të vësh në krye Ilir Metën. Ky është autogol. Ata janë autorë të ardhjes në pushtet të Ramës.”, tha Basha.

Me tej ai shtoi: “Meta ka qenë nxitës i djegies së mandateve. Disa e kanë kurajën ta pranojnë, disa si Ilir Meta hedhin gurin fshehin dorën, këtë bëri pas 12 janarit, pastaj shkoi u puth me Ramën në Shkodër në prani të Tadic. Bëri si i flaktë gjatë përpjekjes sonë për të garantuar kushte zgjedhore në 2017, shkoi u bë president i Edi Ramës. Ilir Meta është përfitues më i madh i pushtetit të Ramës. Meta është faktori kryesor për ardhjen e Edi Ramës në pushtet 2013 dhe për mbajtjen e tij në pushtet në 2017, madje dhe në 2021 me çmenduritë e tij të Malit me Gropa.  Meta ka pushuar së ekzistuari si faktor politik. Me Metën dhe LSI s’ka për të patur më asnjë marrëdhënie politike, është një pazarxhi kronik, që problemet si ka më me PD dhe shqiptarët, por i ka aty ku i ka dhe të përballet me problemet që ka”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë