Rend dhe Ligj

Koronavirusi/ Ushtria dhe policia zbarkojnë në terren (video)

Prej kësaj të mërkure, ushtria i është bashkuar Policisë së Shtetit si ndihmë në misionin për të ndjekur në terren zbatimin e masave kufizuese të vendosura nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia ka nisur intervistimin e udhëtarëve dhe sidomos të atyre makinave me targa të huaja, për tu vetëkarantinuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.  Policët janë të pajisur me maska dhe doreza, ndërsa vijojnë kontrolle në terren.

Të gjithë personat e ardhur nga Italia dhe Greqia, janë të skeduar që në kufi e pikat doganore dhe me urdhër të qeverisë duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë, kush e thyen këtë urdhër do të gjobitet me 5 mijë euro.

https://streamable.com/0elzh

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë