Kinema

Koronavirusi shtyn në nëntor premierën e James Bond

Premiera e filmit të 25-të të James Bond “No Time To Die”, apo i përkthyer “Nuk është koha për të vdekur”, është shtyrë për në muajin shtator për shkak të frikës nga koronavirusi.

Filmi me Daniel Craig në rolin e agjentit 007 ishte parashikuar të shfaqej në kinema në datën 10 prill, por është shtyrë për në 25 nëntor për shkak të frikës nga përhapja e virusit vdekjeprurrës.

“No Time to Die” ka të ngjarë të bëhet filmi më i gjati për agjentin “007” , të interpretuar NGA Daniel Crag. “Daily Mail” shkruan se kinemave në Mbretërinëe Bashkuar u është thënë të prenotojnë tre orë për filmin e 25-të për James Bondin.

“No Time To Die” është duke u redaktuar dhe, sipas mediave britanike, aktualisht zgjat dy orë e 54 minuta , megjithëse mund të zgjasë edhe më gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë