Mjedis

Koronavirusi prek edhe kafshët, macet janë më të rrezikuarat

Sipas studiuesve në Kinë, macet mund të infektohen me koronavirusin e ri dhe ta përhapin sëmundjen edhe tek macet e tjera, ndërsa qentë nuk janë të ndjeshëm ndaj infeksionit. Ekipi, në Institutin e Kërkimeve Veterinare Harbin në Kinë, gjithashtu konfirmon se pula, derrat dhe rosat nuk janë të rrezikuara të preken.
Shkencëtarët thonë se gjetjet janë interesante, por që pronarët e maceve nuk duhet të alarmohen.

”Rezultatet bazohen në eksperimentet laboratorike në të cilat janë studiuar një numër i vogël kafshësh, që ishin infektuar qëllimisht me doza të larta të virusit dhe nuk paraqesin ndërveprime në jetën reale, midis njerëzve dhe kafshëve të tyre shtëpiake,” thotë virologja Linda Saif në universiteti Shtetëror i Ohio në Columbus.
Sipas virologes Linda Saif në universitetin shtetëror të Ohio-s, ende nuk ka asnjë provë të drejtpërdrejtë që macet e infektuara ta kalojnë virusin tek njerëzit. Me koronavirusin që përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, disa studiues kanë ngritur shqetësime nëse virusi mund të kalojë midis kafshëve shtëpiake dhe njerëzve. Deri më tani, ka pasur disa raporte për kafshë shtëpiake të infektuara, një mace në Belgjikë dhe dy qen në Hong Kong.
"Macet dhe qentë janë në kontakt të ngushtë me njerëzit dhe për këtë arsye është e rëndësishme të kuptoni ndjeshmërinë e tyre ndaj koronavirusit të ri", shkruajnë autorët e studimit të fundit.
Ekipi, i udhëhequr nga virologu Bu Zhigao, infektoi pesë mace shtëpiake dhe pas gjashtë ditës ata panë se ARN e tyre ishte e infektuar në traktet e sipërme të frymëmarrjes. Tre macet e infektuara u futën në kafaze pranë tre maceve së pa infektuara. Ekipi më vonë zbuloi se një nga macet ishte e infektuar, gjë që tregon se ata e kanë marrë virusin nga ajri. Macet gjithashtu prodhuan antitrupa për kornavirusin e ri.

Por Saif thotë se asnjë nga macet e infektuara nuk tregoi simptoma të sëmundjes.
"Kjo tregon që virusi mund të mos jetë shumë i transmetueshëm tek macet," thotë ajo.
Për më tepër, mënyra e transmetimit është e paqartë sepse studimi nuk përshkruan se çfarë ndodhi saktësisht në kafaze dhe macet e pa infektuara mund të jenë kontaminuar edhe nëpërmjet feceve ose urinës. Ka nevojë për më shumë prova që të tregojë se macet mund të infektohen apo ta kalojnë atë tek macet e tjera. Rezultatet sugjerojnë që macet duhet të konsiderohen një element i rëndësishëm në përpjekjen për të kontrolluar COVID-19, por që nuk janë një faktor kryesor në përhapjen e sëmundjes sipas Dirk Pfeiffer, një epidemiolog në universitetin e qytetit të Hong Kong-ut.
"Përqendrimi në kontrollin e COVID-19, pa dyshim, bën të mundur zvogëlimin e rrezikut të transmetimit nga njeriu te njeriu,” shtoi ai
Studimet e mëparshme të virusit që shkaktuan sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes, SARS, kanë treguar që macet mund të infektohen dhe ta kalojnë atë te macet e tjera. Por "nuk kishte asnjë të dhënë që gjatë pandemisë koronavirusi u përhap nga macet tek njerëzit, sipas ekspertëve.
Qendra e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që personat e infektuar me COVID-19 të kufizojnë kontaktin me kafshët e tyre shtëpiake.
"Këto janë masa paraprake siç mund të këshillohen për çdo sëmundje të re që shfaqet atje ku ka informacion të kufizuar," thotë Saif.
Qentë, megjithatë, ishin më pak të ndjeshëm ndaj virusit. Studiuesit infektuan pesë qen të rinj dhe zbuluan se nuk ishin kontaminuar. Hetime të ngjashme për kafshë të tjera si derra, pula dhe rosat nuk ishin të prekura. Ndërsa, njëjtë si macet edhe qelbësit mund të jenë të rrezikuar ndaj kornvirusit të ri. Ekspertët bëjnë me dije se ,disa laboratorë për kafshët kanë filluar një hulumtimin të hollësishëm për COVID-19 edhe për to./Nature/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë