Treg

Koronavirusi nxorri jashtë përdorimit veshjet zyrtare. Këto dyqane janë drejt falimentimit

Jepi një puthje lamtumire kostumit tënd serioz (kostumit të burrave). Edhe ti fustanit për club dhe takave të larta.

Realiteti i ri që ka derivuar punën nga shtëpia, ka rikalibruar shpejt kodin e modës për veshjen profesionale, dhe kjo po shkakton telashe për shitësit me pakicë që shesin veshje zyrtare.

Të Mërkurën, Brooks Brothers, shitësi 202 vjeçar i veshjeve me pakicë për meshkuj që ka veshur 40 presidentë amerikanë dhe është sinonim i pamjes klasike të bankierit Wall Street, ka aplikaur për të shpallur falimentimin teksa kërkesa për kostume zyrtare ra në mes të pandemisë.

Ndërkohë, Ascena Retail Group, e cila zotëron zinxhirë veshjesh Ann Taylor dhe Lane Bryant, është shprehur se po peshon të gjitha opsionet për të qëndruar në treg pasi biznesi i saj u godit fort nga një tkurrje e madhe në blerjet e veshjeve, duke përfshirë edhe ato të zyrave.

Ascena raportohet se po planifikon të mbyllë të paktën 1.200 dyqane. Ka 2,800 vendndodhje në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Porto Riko.

Kriza ka përfshirë edhe Veshjet e Burrave. Me më shumë se 10 milion burra që kanë humbur punën dhe miliona të tjerë që punojnë nga shtëpia gjatë muajve të fundit, blerja e një kostumi nuk është aspak një prioritet. Markat e Tailored, që zotërojnë Wearhouse për burra, mund të jetë një tjetër shitës me pakicë në treg që aplikon për falimentim.

Ascena nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment, dhe Markat Tailored nuk pranuan të komentojnë.

Rimodleimi i punës nga shtëpi ku përmes internetit zhvillohen edhe mbledhjet që dikur mbabheshin në zyrë, veshja zyrtare e ka humbur kuptimin.

Është një shndërrim që ka ndodhur me vite, pasi punëdhënësit në industri më të buta si shërbime financiare konkurronin për talente me kompani të teknologjisë dhe startup-e që kanë kulturat e tyre të punës më të shtruara dhe veshjet më komode.

“Dora e fundit drejt humnerës”

Pandemia mund ti ketë dhënë fund formalitet përgjithmonë.

“Regjistrimi për falimentim i Brooks Brothers është me të vërtetë mjaft i pabesueshëm,” tha Jessica Cadmus, një stiliste me bazë në New York, klientët e së cilës punojnë kryesisht në industrinë e financave.

Cadmus ka punuar më herët gjatë karrierës së saj  në Brooks Brothers, duke ndihmuar në krijimin e një shërbimi portier për klientët për dyqanin e flamurit të kompanisë në Madison Avenue të New Yorkut. “Realiteti është që tendencat e veshjeve të punës kanë ndryshuar pre do kohe tanimë dhe fatkeqësisht pandemia ishte dora e fundit drejt humnerës.”

Edhe para mbylljes së vendit, Cadmus tha që klientët e saj po po shkonin drejt një pamje pune më të qetë, më komode. “Ka pasur një zhvendosje të madhe që po ndodh drejt veshjeve komode në biznes,” tha ajo.

Vitin e kaluar, Goldman Sachs njoftoi se punonjësit e saj mund të fillojnë të vishen për zyrë. Firma e Wall Street ka favorizuar historikisht veshje të tilla.

“Mandej kur Covid-19 u shfaq dhe goditi rëndë, e njerëzit u detyruan të punojnë nga shtëpia, pasi pati një ndalesë pothuajse të të gjithë aktiviteteve ekonomike, ndikim absolut pati edhe në blerjen e rrobave zyrtare të punës,” tha Cadmus. “Theksi nga klientët e mi tani është tek veshja e rrobave Casual, pra rehatia është thelbësore.”

Klientët e saj meshkuj, tha ajo, janë në kërkim të bluzave të reja por jo pantallonave. “Ata nuk po pyesin për pallto, kostume apo këpucë. Është thjesht këmishë,” tha ajo. Gratë duan varëse, vathë dhe spila në vend të kostumeve dhe fustaneve për një pamje më tërheqëse në takimet e punës me videocall.

Disa njerëz nuk po heqin dot dorë nga pizhamat e tyre. Në qershor, 47% e konsumatorëve i thanë firmës së kërkimit të tregut NPD se ata kanë veshur të njëjtat rroba përgjatë shumicës së ditës, ndërsa ishin në shtëpi gjatë pandemisë, dhe gati një e katërta thanë se u pëlqente të vishnin rroba sportive, rroba gjumi ose rrobat që mbajnë në shtëpi zakonisht.

“Njerëzit në mënyrë të qartë nuk duan të ndryshojnë disa veshje gjatë ditës, veçanërisht në këto rrethana,” tha Maria Rugolo, analiste e industrisë së veshjeve në NPD. “Bëhet fjalë për maksimizimin e veshjeve të  garderobës. Ata ende duan të duken të paraqitshëm për punë, por gjithashtu duan të ndjehen rehat”.

Stilistja Nicola Harrison, klientët e së cilës janë profesionistë në financa dhe industri të tjera, pranon se veshjet e punës tani janë më pak të veshura dhe të kërkuara njëkohësisht.

“Por unë jam kundër kësaj qasje,” tha ajo. “Për burrat, kostumet dhe palltot sportive ofrojnë një pamje shndritëse dhe profesionale. Dhe le të jemi të sinqertë, fshehin një mori mëkatesh.”

Për të veshja casual, komode është e pranueshëm në punë për ditë dhe situata të caktuara. “Xhinse të errëta, këmishë, një pallto sportive. Ju thjesht nuk duhet të shkoni në ekstremin tjetër sepse po punoni nga shtëpia.”

“Pamja e përshtatshme është thelbësore edhe me një stil casual, madje edhe për një telefonatë Zoom,” tha ajo. “Me gjithë marrëzinë që po ndodh në botë, e vetmja gjë që mund të kontrollosh është pamja Prandaj, pse ta lini veten në neglizhencë të plotë?”

Burimi: CNN Business/ Në shqip: Gazeta “Si’


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë