Treg

Koronavirusi nuk i trembi të huajt e shqiptarët të lëviznin nga dhe drejt Shqipërisë

Edhe pse globi ishte në  fillesë  të  kërcënimit nga një  armik i padukshëm dhe tinëzar kur Kina po infektohej në  masë  prej tij në  funddhjetor, të  dhënat e Institutit Shqiptar të  Statistikave tregojnë  se gjatë  dy muajve të  parë  të  vitit, si të  huajt, ashtu edhe shqiptarët nuk janë  tutur se cfarë  po ndodhte në  Azinë  e largët, por kanë  lëvizur sa kanë  dashur nga Shqipëria dhe drejt saj.

Më  një  shkurt mediet italiane bënë  me dije se një  çift kinez turitësh në  Itali pasi kishin kryer një tur në qytetet më të bukura të Italisë, në Verona, Parma e Firence e në  fund në  kryeqytetin Romë , kishin ngrënë në restorante e fjetur në hotele të ndryshme, shëtitur dhe vizituar monumente, përfunduan në izolim në repartin e sëmundjeve infektive sepse rezultuan pozitiv ndaj Covid-19.

As kjo nuk i trembi italianët e as shqiptarët. Sipas INSTAT në dy muajt e parë të 2020-ës në  vendin tonë kanë hyrë 7,6 % më  shumë  shtetas italianë  se në  të  njëjtën periudhë të një viti më parë, e përkthyer në  shifër, në këtë periudhë në Shqipëri kanë  hyrë  39 mijë e 476 shtetas italianë.

Me rritje rezulton edhe hyrja e shtetasve spanjollë në vendin tonë, e atyre grekë, amerikanë, polakë, malazezë, etj.

Të huajt në Shqipëri gjatë kësaj periudhe kanë ardhur për pushime, arsye personale dhe bzinesi.

Ajo që vihet re nga të dhënat, rezulton me ulje mbi 50% ardhja në Shqipëri e shtetasve për arsye fetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë