Ekonomi

Koronavirusi, një guidë vizuale e impaktit ekonomik

Përhapja e koronavirusit që erdhi nga Kina ka infektuar më shumë se 550,000 njerëz. Përhapja i ka lënë bizneset me dëme të mëdha.

Këtu kemi shfaqur një kolazh hartash e grafikësh që shpresojmë t’iu ndihmojnë ju ta kuptoni impaktin ekonomik e deritanishëm më mirë.

Aksionet botërore kanë pësuar një goditje të madhe.

Luhatjet e mëdha në bursat e aksioneve ndikojnë portofolet e investimeve të pensioneve apo llogarive personale të individëve (ISAs individual savings accounts).

FTSE, Dow Jones dhe Nikkei, të tëra, kanë parë rënie të mëdha në bursë që prej shpërthimit të virusit që nisi në 31 dhjetor.

Dow Jones dhe FTSE së fundmi përjetuan rëniet më të mëdha në vlerë brenda harkut kohor të një dite.

Investitorët i druhen faktit se përhapja e koronavirusit mund të shkatërojë rritjen ekonomike dhe qeveria nuk do të jetë e aftë për t’a ndaluar rënien ekonomike.

Në kundërpërgjije të goditjes së marrë nga Covid-19 shumë banka qëndrore në shumë vende të ndryshme kanë reduktuar me sa kanë mundur normat e tyre të interesave.

Kjo në teori duhet që t’a bëjë huamarrjen më të lirë e të inkurajojë shpenzimet për t’i dhënë nxitje ekonomisë.

Tregjet botërorë morën pakëz veten pas aprovimit të senatit amerikan për një paketë ndihmuese për popullin amerikan prej 2 bilionë dollarësh (1.7 bilionë euro).

Por shumë analistë paralajmërojnë se tregjet në këtë përiudhe do të jenë me luhatje shumë të mëdha (me volatilitet të lartë).

Në SHBA numri i njerëzve që kanë aplikuar për asistencë shtetërore ka kapur një rekord duke sinjalizuar kështu fundin e nje dekade ekspansioni të një prej ekonomive më të mëdha të botës.

Udhëtimi mes sektorëve më të goditur rëndë.

Industria e udhëtimeve është dëmtuar rëndshëm me linjat ajrore duke reduktuar fluturimet dhe turistët duke anulluar udhëtimet e tyre të biznesit apo të pushimeve.

BE ndaloi udhëtarët jashtë bllokut për 30 ditë në një lëvizje të paprecedentë duke mbyllur kështu kufijtë prej panikut e krizës të shkaktuar nga koronavirusi.

Në SHBA administrata e Trump-it ka ndaluar udhëtarët nga aeroportet europiane të hyjnë në territorin amerikan.

Të dhëna nga shërbimi Flight Radar 24 tregojnë rënie të ndjeshme në numrin e fluturimeve në nivel botëror.

Industria e udhëtimeve në Angli gjithashtu ka shprehur shqetësime mbi turistët kinezë që vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar. Sipas VisitBritain përllogariten të jenë realizuar rreth 415,000 vizita nga Kina në Angli përgjatë 12 muajve gjer në shtator të 2019-ës.  

Konsumatorët grumbullojnë ushqime në shtëpi.

Supermarketet dhe shërbimet e dërgesave online në shtëpi po raportojnë rritje të theksuar kërkese teksa konsumatorët blejnë me shumice e mbledhin në shtëpi nga frika e ezaurimit produkte si letër higjenike, oriz, dhe lëng portokalli teksa pandemia përshkallëzohet.

Efektet e “shtetrrethimit” të vendeve janë të dukshme.

Në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e Covid-19 në botë, shumë vende përreth botës kanë nisur të implementojnë masa të rrepta për shtetasit e tyre. Vendet dhe kapitali botëror janë vendosur nën një izolim strikt duke sjellë kështu një ndalim masiv për zinxhirë të tërë industrish prodhimi e furnizimi.

Agjensia Hapësinore Europiane (European Space Agency) ka regjistruar një rënie impresionuese të ndotjes në botë.

Imazhet e reja tregojnë dukshëm një rënie të madhe në nivelin e përqëndrimeve të dioksidit të azotit si në qytete të mëdha si Paris, Milano, Madrid.

Fabrikat e mëdha në Kinë kanë ngadalësuar operacionet e tyre

Në Kinë, aty ku koronavirusi u shfaq për herë të parë, prodhimi industrial, shitjet dhe investimet, të tëra, treguan rënie gjatë dy muajve të parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Kina ka një të tretat e prodhimit botëror dhe është eksportuesja më e madhe në botë e produkteve.

Kufizimet kanë ndikuar zinxhirët e prodhimit të kompanivë të mëdha si prodhuesit e pajisjeve industriale JCB dhe prodhuesin e makinave Nissan.

Shitjet e makinave kanë rënë ndjeshëm e veçanërisht në Kinë ku ky sektor ka rënë me 86% në shkurt.

Edhe Investimet “e sigurta” janë goditur

Kur një krizë godet, investitorët shpesh zgjedhin investime më pak të rrezikshme.

Ari tradicionalisht është konsideruar “strehëz e sigurt” investimi gjatë periudhave me paqartësi mbi të ardhmen.

Por dhe çmimi i arit pësoi rënie në mars teksa investitorët ishin të frikësuar mbi mundësinë e një reçesioni botëror.

Gjithashtu dhe nafta ka rënë në nivele të ulta që nuk ishin parë ndonjëherë që prej qershorit të 2001-shit.

Investitorët i druhen faktit se përhapja botërore e virusit do të godasë më rëndë ekonominë botërore dhe kërkesën për naftë.

Çmimi i naftës pësoi  rënie si pasojë e një mosdakortësimi midis OPEC-ut e një grupi të madh prodhuesish rusë të naftës. Por goditja e ardhur nga koronavirusi e çoi çmimin e naftës akomë e më poshtë.

Ekonomia në stanjacion

Nëse ekonomia rritet kjo në përgjithësi nënkupton më shumë mirëqënie e më shumë vende pune.

Kjo matet duke parë ndryshimet në përqindje të GDP-së apo vlerës së produkteve apo shërbimeve të ofruara përgjatë 3 muajve apo një viti.

Ekonomia botërore mund të rritet me normën e saj më të ulët që prej 2009-ës këtë vit si rezultat i shpërthimit të koronavirusit sipas OECD-së.

OECD e parashikon rritjen në 2.4% në 2020-ën nga 2.9% që e kishte parashikuar në nëntor.

 Gjithashtu ky institucion shprehet se një përhapje më intensive e më afat-gjate e pandemisë mund t’a përgjysmojë rritjen ekonomike në 1.5 % në 2020-ën teksa shumë prej fabrikave anembanë botës janë detyruar t’a ndalojnë aktivitetin e tyre dhe i’u kanë thënë punonjësve të qëndrojnë në shtëpi për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të virusit.      


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë