Ne rrjet

Koronavirusi, Merkel: Mund të prekë 60 milionë gjermanë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka paralajmëruar deputetët vendas se koronavirusi i ri mund të prekë deri në 70 për qind të popullsisë totale të Gjermanisë, ose 60 deri 65 milionë të 82 milionë banorëve që numëron vendi.

Ky është raportimi që sjell gazeta gjermane “Bild”, sipas të cilës parashikimi i kancelares është bërë me deputetët në Bundestag. Sipas raportimit të “Bild”, kur Merkel shqiptoi nga goja e saj këto shifra, salla ra në heshtje.

Gjermania ka deri më tani rreth 1400 raste të konfirmuara me koronavirus dhe ka raportuar dy vdekje për shkak të këtij virusi. Si pjesë e politikës për të mos përhapur më panik, autoritet gjermane thanë se nuk do të publikojnë të dhënat në lidhje me numrin e testeve që kryhen, apo rastet e dyshuara.

“Bild” thotë se Merkel njoftoi ligjvënësit se në ditët në vazhdim mund të merret në konsideratë kufizimi i aktiviteteve publike, sidomos të atyre që tubojnë shumë njerëz. Si pjesë e këtyre masave, Kancelarja ka nënkuptuar edhe vetë pezullimin e punës së Bundestagut. Megjithatë, Merkel ka theksuar se këto janë vetëm parashikime, ndërsa vendimmarrja do të kushtëzohet thelbësisht nga zhvillimet në ditët dhe javët në vazhdim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë