Ne rrjet

Koronavirusi-“Duhet të jemi bashkë”

Tritan Kalo*-MBËSHTETJE e SOLIDARITET profesional dhe qytetar, këto janë dy shtyllat për tu përballur nëse është e nevojëshme me Covid-19, një rrezik iminent që tashmë i ka kapërcyer prej ditësh kufijtë e Kinës dhe ka hyrë në Itali….Na duhet të përftojmë nga EKSPERIENCAT praktike nga gjithsecili prej nesh, në përballjet me situata të ngjashme pas asnjë hatërmbetje dhe xhelozi profesionale e sociale të pakuptimtë…..TEORIZIMET në këto rrethana janë të panevojëshme nga kushdo, sidomos nga ata/ato,  që ishin në krye të Shëndetësisë Publike dhe Agjensive të saja, dhe NUK U nxorën mësimet e duhura prej disa Epidemive ose kërcënimet për to,  nëpër të cilat NE kemi kaluar që prej 23 Marsit 1992 si:  Kolera më 1994, Poliomyeliti më 1996, Sars-Co më 2008, Mers-Co 2012, Gripi i Derrit më 2009, Ebola më 2014-2016, Zika më 2015, mësime dhe masa të cilat në UNIVERSALITETIN e tyre do të na shërbenin mjaft mirë, edhe në përballjen me rrezikun e hyrjes ose edhe me përballjen me raste të infektimit nga Covid-19….Viruset dhe mikrorganizmat jo viralë mundet të evidentohen me metoda serologjike apo  edhe teknika ngjyrimi të ndryshme, POR fatmirësisht ato NUKU janë simpatizantë me asnjë forcë të paracaktuar politike ose rrymë ideologjike…..POLITIZIMI dhe MILITANTIZMI ishin, janë dhe do të mbeten edhe në të ardhmen dy RRËNUESET kryesore të Shëndetësisë Publike…..PROFESIONALIZMI, PUNA dhe PËRKUSHTIMI janë PPP-ja jonë si MANTELBARDHË, për tu përballur në betejën për të ruajtur shëndetin e POPULLIT tonë, dhe jo vetëm….Janë ditë kur kërkohet vetëm e vetëm mirëkuptim, bashkëpunim, transparencë dhe punë, punë e vetëm punë…..Together WE could succeed!

Prof.Asc.Dr.Tritan Kalo është mjek infeksionist

Më Shumë