Ka ndodhur

Koronavirusi, 138 raste të reja dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, nga 2.480 testime të kryera gjithsej, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 138 raste të reja me koronavirus dhe dy humbje jete.

Bëhet fjalë për një qytetar nga Shkodra 71 vjeç dhe një nga Skrapari, 75 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 442 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 101,584 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 175 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 9 në Fier, 8 në Gjirokastër, nga 7 raste në Elbasan, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Devoll, Kamëz, nga 3 raste në Lezhë, Lushnje, Berat, Fushë Arrëz, Skrapar, Vorë, nga 2 raste në Kukës, Mat, Shijak, Poliçan, nga 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Kavajë, Mallakastër, Librazhd, Tepelenë, Dimal, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Cerrik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (18 Prill 2021)

Raste të reja ditore 138

Të shëruar në 24 orë 442

Të shtruar në spitale 175

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2480

Testime totale 607,688

Raste pozitive 129,594

Raste të shëruara 101,584

Raste Aktive 25,668

Humbje jete 2,342

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18531

Fier 2216

Durrës 1088

Shkodër 915

Gjirokastër 913

Korçë 673

Vlorë 452

Dibër 322

Kukës 287

Elbasan 200

Berat 53

Lezhë 18


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë