Treg

Një mln vende pune po humben çdo ditë në industrinë e udhëtimeve dhe turizmit

Sipas vlerësimeve të fundit, rreth një milion vende pune në industrinë e udhëtimeve dhe turizmit po humbasin çdo ditë për shkak të efektit të pandemisë së koronavirusit.

Humbjet në rritje të vendeve të punës po ndikojnë në çdo nivel të industrisë dhe po e rrisin ritmin, tejsa vendet janë të bllokuar për të luftuar përhapjen e virusit të ri.

Deri në 50 milion vende pune në të gjithë botën janë në rrezik të menjëhershëm, me 320 milion vende pune përballen me ndikimin e humbjes dramatike në mes bizneseve.

Paralajmërimi mbërriti dje nga Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit me qendër në Londër.

Mbyllja e madhe e hoteleve, pezullimi i shumicës së fluturimeve ajrore ndërkombëtare dhe vendase, pezullimi i lundrimeve dhe ndalimet në rritje globale të udhëtimeve në përgjithësi kanë një efekt katastrofik ‘domino’ duke goditur një numër të madh të furnizuesve në të gjithë botën.

Bizneset e vogla dhe të mesme në çdo nivel, siç janë operatorët turistikë, agjentët e udhëtimit dhe tregtarët e vetëm, janë veçanërisht të cenueshëm.

Organizata, e cila tashmë është në bisedime me më shumë se 75 qeveri në të gjithë botën, ka bërë thirrje që vendet urgjentisht të bëjnë më shumë për të ndërhyrë dhe të shpalosin një panoramë më  të qartë se si bizneset mund të përdorin potencialishtë huatë për shpëtimin e jetës së bisneseve të tyre, të ndalohen taksat gjithashtu, për të parandaluar një kolaps të menjëhershëm.

Këshilli tha se është i ndërgjegjshëm që ndërsa sektori i udhëtimit dhe turizmit po përballet me një humbje të rëndë ekonomike, pandemia e koronavirusit është një katastrofë globale shëndetësore, të cilën qeveritë po bëjnë gjithçka munden për të parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe zvogëluar numrin e vdekjeve.

Presidenti dhe kryeshefi ekzekutiv Gloria Guevara tha: "Ndërsa përparësia për qeveritë është tu garantojnë njerëzve siguri, kjo katastrofë globale e shëndetit do të thotë që një milion njerëz në ditë vetëm në industrinë e udhëtimeve dhe turizmit po humbasin punët e tyre dhe përballen me shkatërrim të mundshëm për shkak të ndikimit katastrofik të pandemisë koronavirus.”

"Është e tmerrshme që jeta e miliona njerëzve që i kanë kushtuar gjithcka sektorit të udhëtimit dhe turizmit; nga kamerierët tek shoferët e taksive, udhëzuesit, kuzhinierët dhe hotelierët, pilotët deri tek pastruesit është në rrezik ekonomik. Kaskada e pamëshirshme e humbjeve të vendeve të punës po zhyt miliona familje në vështirësi dhe borxhe të tmerrshme, nga frika se si të blejnë ushqim dhe të paguajnë faturat e tyre. Efekti domino i Covid-19 tani është duke pasur një ndikim masiv, duke fshirë një sektor të tërë ekonomik”- thotë ajo.

Sipas saj, bizneset e mëdha dhe të vogla po detyrohen të përpilojnë planet e tyre tre-vjeçare dhe të përqëndrohen në një luftë tre-mujore për mbijetesë çdo ditë, ndërsa punët e njerëzve humbasin nga ora në orë. Kemi frikë, shpjegon ajo,  se kjo situatë do të përkeqësohet vetëm nëse qeveritë nuk marrin masa të menjëhershme për ta adresuar atë.

Ndërsa disa qeveri janë përgjigjur me shpejtësi me premtime për ndihmë, shumica e bizneseve ende nuk e kanë idenë se si t'i qasen këtyre kredive potenciale për shpëtimin e jetës dhe ndërprerjes së taksave.

"Sot ne u bëjmë thirrje qeverive në të gjithë botën të bëjnë të qartë se si bizneset mund të kenë akses në fonde, të cilat mund të parandalojnë hemoragjinë e vendeve të punës në sektorin e udhëtimit dhe turizmit."

Këshilli njoftoi një plan me tre pika që qeveritë të ndërmarrin për të luftuar koronavirusin

Mbroni pagat, të ardhurat dhe punët e miliona njerëzve që janë në rrezik

Të ofrohet kredi jetike që zgjat në kohë, të pakufizuara pa interes për të siguruar likuiditet për bizneset e mëdha dhe të vogla të Udhëtimit dhe Turizmit për t'i parandaluar ato nga kolapsi

Hiqni të gjitha taksat, ose tarifat fiskale për 12 muaj të cilat do të ndikojnë në rrjedhën e parave që mund të jenë vendimtare për mbijetesën e bizneseve./travelweekly.co.uk/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë