Lajme

Koridhalos, 33-vjeçari nga Saranda nuk vdiq nga mbidoza!

Mediat greke kanë zbuluar detaje të reja për vdekjen e 33-vjeçarit Bandiol Tusha në burgun famëkeq grek të Koridhalos, më 27 janar 2019.

Sipas raportit të mjekësisë ligjore, shqiptari nga Saranda nuk ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës, siç u raportua fillimisht në media, por është mbytur në qelinë e tij nga persona të paidentifikuar.

Shqiptari që vuante dënimin për trafik droge duket se pa kuptuar është përfshirë në intrigën e vrasjes së avokatit grek Michalis Zafiropoulos, pasi dyshohet se kishte strehuar në shtëpi ekzekutorët e tij.

Në qafën e të ndjerit Tusha janë gjetur shumë shenja dhune. Ai njihej me pseudonimin “Clondy”.  Autoritetet po hetojnë të kuptojnë nëse vrasja është urdhëruar nga komandanti shqiptar i mafies së burgut në Koridhalos.

Burgu i Koridhalosit, është një nga institucionet penitenciare në Greqi ku disa të dënuar nga Shqipëria kanë humbur jetën vitet e fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë