Lajme

Korçë, grabitet shtëpia e një biznesmeni

Në qytetin e Korçës, paraditen e së hënës është grabitur shtëpia e një biznesmeni.

Biznesmeni N. Koço në denoncimin para grupit hetimor ka deklaruar se i kanë marrë bizhuteritë në banesë.

Mësohet se në momentin e ngjarjes në banesën, e cila ndodhet në lagjen nr. 4 në Korçë, nuk ka pasur njeri.

Menjëherë pas denoncimit kanë mbërritur në vendngjarje forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë