Një 63-vjeçare është gjetur e pajetë nga fqinjët e saj në qytetin e Korçës.
Nga informacionet e para ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 12 të qytetit, teksa 65-vjeçarja me inicialet N.P është gjetur nga fqinjët në banesën e saj, dy javë pasi kishte ndërruar jetë.
Fqinjët kanë lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së saj, por mendohet se vdekja e 65-vjeçares ka ardhur për shkaqe natyrale, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.