Mesditën e kësaj të marte është dhënë një alarm i rremë, për një bombë të vendosur në makinën e gjyqtarit të rrethit të Korçës, Markelian Kuqo.
Dyshohet se gjyqtari është njoftuar me anë të një telefonate, se në makinën e tij është vendosur një bombë. Pas kontrollit të automjetit të gjyqtarit Kuqo nga ana e policisë nuk është gjetur asgjë.
Ndërkohë është identifikuar personi që telefonoi sot gjyqtarin Markelian Kuqo,
Mësohet se telefonata është bërë nga burgu i Drenovës, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për një person me probleme të shëndetit mendor.
Nga verifikimet e grupit hetimor nuk rezulton të këtë rrezikshmëri për gjyqtarin, pasi bëhet fjalë për një alarm të rremë. Policia ka sekuestruar kartat e telefonit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.