Vende dhe Udhetime

Kopshtet që kanë tërhequr mijëra turistë

Barnesley House, Ciswolds.
Një kopsht i madh prej lulesh, i krijuar që prej vitit 1950, i cili ka pasur një shumëllojshmëri bimësh të cilat janë të mrekullueshme. Trëndafila, zambakë, lule borë dhe një hapësirë e madhe e gjelbër tregojnë se natyra është ende e paprekur në këtë vend. Tempulli që vendoset në fund të kopshtit, përcakton një traditë të lashtë britanike, ku të gjithë banorët e vendit duhet të shkonin për të pirë ujë nga burimi. Gjithashtu, në fund të kopshtit gjenden pishina të mëdha që shërbejnë si banja termale, të cilat janë shumë të vizituara nga turistët.

Ickworth, Gardens House, Suffolk
Pallati mbretëror i Ickëorth është si një qytezë italiane në këtë zonë. Korridoret e gjata të pallatit krijojnë një reflektim sikur ndërtesa nuk ka të mbaruar. Ndërsa, kopshti përreth me lule dhe një shatërvan përpara tregojnë një mjedis ku do të dëshironit të jetonit përgjithmonë. Tre dhoma të pallatit janë vendosur në dispozicion të turistëve të limituar. Kopshti është i tej mbushur me lule dhe me bimë që të parët e vendit, i kanë përdorur si mjekime për sëmundje të ndryshme, ndërsa liqeni që ndodhet mbrapa pallatit, të krijon përshtypjen sikur jeton mes tokës dhe ujit.

Tresco Abbey Garden, Isles of Scilly
Tresco është vetëm 30 kilometra larg detit Cornwall dhe thuhet se është pronësi e familjes mbretërore. Kopshti Abbey që ndodhet në këtë ishull është një ndër gjërat më të veçanta që ishulli mbart. I rrethuar nga një mur i lartë prej bimësh kacavjerrëse dhe një shumëllojshmëri lulesh, e bëjnë këtë vend të mahnitshëm. Të apasionuarit e bimëve, këtu do të gjejnë bimë nga e gjithë bota.

House House, Buckland Abbey
Të qëndroni në këtë vend do të ndjeheni si në shtëpi. Kopshti Buckland Abbey Estate është një tjetër destinacion shumë i preferuar nga turistët. Në këtë vend përpos vizitës ku do të mrekulloheni, ju mund të qëndroni në një hotel shumë afër nga ku duket i gjithë kopshti. Qetësinë dhe komoditetin që të ofron ky vend nuk do ta ndërronit me asnjë vend tjetër.

Austwick Hall, North Yorkshire
Ashtu si House edhe, Austëick është një vend qëndrimi shumë i përshtatshëm për turistët. Me një kopsht të vendosur në një hapësirë prej 13 hektarësh, ky vend do të ju falë një qetësi të madhe.

The Salutation, Kent
The Salution, në pamje të parë duket si një shtëpi e vjetër e braktisur, por kur e shikon më nga afër menjëherë kupton se nuk do të donit kurrë të largoheshit nga ky vend. E ndërtuar nga Edwars Lutyens në vitin 1912, shtëpia dhe kopshti prej vitesh kanë marrë tërhequr mijëra turistë. Një ndër bimët më të veçanta të këtij kopshti është edhe çaji jeshil, i cili transportohet në të gjithë botën.

Bodysgallen, Llandudno

Kopshti Bodysgallen është i ndërtuar që prej shekullit shtatëmbëdhjetë. Me një hotel me 31 dhoma gjumi dhe një peizazh të mrekullueshëm, ky vend është kthyer në “shtëpinë” e shumë anglezëve. Në këtë kopsht është ndodhet një pemë 200 vjeçare dhe një tarracë e madhe me lule të ndryshme. Disa prej tyre janë të vendosura edhe në dritaret e hotelit, ku në pamje të parë do të mendoni se hoteli është i ndërtuar nga drunj dhe bimë kacavjerrëse.

Kopshti Millgate House, North Yorkshire
Një tjetër kopsht magjik. Me një pyll të dendur që qëndron anash lumit Swale, është vendqëndrimi i duhur për vizitorët. Austin Lynch së bashku me ortakun e tij Tim Culkin, blenë një pjesë të kopshtit në vitin 1979 ku e kthyen në një destinacion të turistëve të huaj. Agjencitë turistike vazhdimisht tregojnë të dhëna se ky kopsht është ndër të vendet me të preferuara pavarësisht stinëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë