Lajme

Kontrolli i Policisë Rrugore në Tiranë, penalizohen dhjetëra persona

Policia Rrugore në Tiranë në orët e para të mëngjesit është fokusuar në kontrollin e mjeteve të transportit publik qytetas për përdorimin e alkoolit, si një nga kategoritë e mjeteve ku rrezikshmëria është tejet e lartë nëse përfshihen në aksidente rrugore.

Sipas konstatimeve të bëra nga policia, u testuan 68 mjete të transportit publik dhe nuk rezultoi asnjë drejtues mjeti nën efektin e alkoolit.

Pas kontrolleve në Njësinë Administrative Nr.7 u konstatuan në disa shkelje rrugore dhe u proceduan administrativisht 35 automjete për parkim në kundërshtim me sinjalizimin rrugor. 13 mjete të shërbimit publik, kryesisht Taxi, të cilat stacionoheshin në rrugët e brendshme të lagjeve, jashtë stacioneve të miratuara. 84 drejtues mjetesh u proceduan për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë