Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Durrës, sepse në lagjen Nr. 1, Durrës është kapur me një thike pa leje.
Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë shtetasi R. N., 16 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në ambientet e jashtme të një shkolle iu gjet dhe sekuestrua një thikë (biçak).
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. Gj., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen Nr. 1 u kap me pistoletë alarmuese (imituese).
Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar dy armë të ftohta dhe një pistoletë imituese.
Policia thotë se kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Durrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.