Lajme

Kontrollet në banesat e gjyqtarëve, Rama: Koha e të paprekurve ka mbaruar

Pas aksioni të policisë mëngjesit të sotëm me kërkesë të Krimeve të Renda në banesat e tre gjyqtareve që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë shprehet se operacioni tregoi fare mirë që koha e të paprekshmëve ka mbaruar.
“Faleminderit me një përulje të thellë shërbëtorëve të shtetit që thyen mitin 30-vjeçar të paprekshmërisë absolute të kriminelëve me toga të zeza. Duke u treguar vrasësve të drejtësisë për 4 policët e vrarë se koha e të paprekshmëve po mbaron, shteti sot ka hyrë në një fazë të re”, shkruan kreu i qeverisë në “Twitter”.

https://twitter.com/ediramaal/status/1096388811142119426

Më herët, policia bëri me dije se operacioni policor vazhdon dhe se janë gjetur një sasi municioni, mijëra euro dhe prova të tjera, të cilat do të administrohen nga organet ligjzbatuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë