Futboll

Kontratë e re për Rodrin, Mançester Siti ‘blindon’ yllin spanjoll me një super pagë

Gazeta Si – Rodri është pa dyshim ylli i Spanjës, kundërshtarit të Shqipërisë në grup në Europianin e Gjermanisë. Mesfushori është një nga kolonat më të rëndësishme të Mançester Sitit të Guardiolës, që nuk do të privohet kurrsesi nga një lojtar i tillë.

rodri, kapiten i Spanjes

‘Qytetarët’, sipas asaj që bën me dije ‘Sun’, janë gati ta blindojnë Rodrin me një kontratë të re, me kohëzgjatje deri në vitin 2029. Sigurisht, me një pagë më të lartë se ajo e kontratës aktuale.

Spanjolli do të përfitojë 300 mijë stërlina në javë me kontratën e re, duke u pozicionuar kështu mes 10 futbollistëve me të paguar të Premier Ligës. Zyrtarizimi i kontratës së re është vetëm çështje kohe.

Rodri realizoi golin e fitores për Mançester Sitin në finalen e Championsit të edicionit të kaluar kundër Interit. Ai është një nga pikat e referimit të skuadrës së Guardiolës, ndaj dhe rritja e pagës është e pranueshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë