Dy punonjës policie dhe 2 doganierë janë arrestuar për shpërdorim detyre në Korçë, ndërsa në pranga ka rënë dhe një shofer i cili akuzohet për kontrabandë mallrash.
Policët dhe doganierët akuzohen se nuk kanë ushtruar detyrën në vendin e shërbimit, duke lejuar kalimin e mallrave kontrabandë.
“Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se punonjësit e Policisë, edhe pse kanë pasur pamje vizuale të mallit, me mosveprim kanë favorizuar veprimet e kundërligjshme të punonjësve të doganës dhe këtij shtetasi për kalimin e mallit pa kryer procedurën e zhdoganimit”, thuhet në njoftimin e SHÇBA-së.
“SHÇBA arrestoi në flagrancë punonjësit e policisë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”:
N/komisar P.B., 53 vjeç, Përgjegjës Turni në PKK Goricë;
Inspektor R.D., 53 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Goricë”, vijon më tej policia.
Në pranga janë vënë dhe dy doganierët: V.T., 45 vjeç, Përgjegjës Turni në Doganën Goricë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”; dhe K.Xh., 34 vjeç, Doganier në Doganën Goricë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Po ashtu është vënë në pranga drejtuesi i mjetit N. N, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”; Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.