Tre doganierë në Kapshticë kanë rënë në pranga për shpërdorim detyre. Policia thotë se ata lejuan futjen e mallit pa iu nënshtruar kontrollit.
Në pranga kanë rënë shtetasit:
- Floben Guxho, 46 vjeç, banues në Tiranë.
- Klodian Nastimi, 34 vjeç, banues në Devoll.
- Rernato Molla, 33 vjeç, banues në Pogradec, (të tre me detyrë doganier në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë).
- Kristi Meslani, 23 vjeç, banues në Devoll.
- Rezart Shega, 29 vjeç, banues në Devoll.
- Mario Berberi, 26 vjeç, banues në Devoll.
Kristi Meslani dhe Rezart Shega, të cilët drejtonin mjetet janë kapur duke transportuar një sasi të konsiderueshme me pije energjike dhe pije të tjera. Ndërsa shtetasi tjetër, Mario Berberi, dyshohet të jetë porositësi i këtij malli. Këto mjete kanë kaluar nga Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku dyshohet se nuk i janë nënshtruar procesit përkatës të kontrollit doganor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.