Ne rrjet

Konte: BE-ja rrezikon të shpërbëhet!

Kryeministri i Italisë ka paralajmëruar sot në një intervistë me BBC-së se Bashkimi Europian rrezikon të shpërbëhet për shkak të krizës së koronavirusit. Xhupeze Konte thotë se BE-ja duhet të veprojë në një mënyrë adekuate dhe të koordinuar dhe për të ndihmuar vendet më të prekura nga virusi.

Konte thotë se Bashkimi Europian duhet të ngrihet mbi këtë sfidë, të cilën e cilëson si "provën më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore". Kjo ishte intervista e tij e parë me një media britanike që nga shpërthimi i pandemisë në Itali shtatë javë më parë.

Intervista vjen ndërkohë që  Italia dhe disa vende të tjera të BE-së po përpiqen të bindin shumë vende anëtare të lëshojnë të ashtuquajturat "koronabonde", të cilat do të mundësonin ndarjen e borxhin me të gjitha vendet e BE-së. Por Gjermania dhe Holanda janë të parat që kanë kundërshtuar idenë, duke çuar në një përplasje midis ministrave të financave.

"Nëse ne nuk shfrytëzojmë mundësinë për t’u përballur me këtë krizë si union, rreziku i shpërbërjes është real", tha Konte.

Shkalla e epidemisë në Itali po ngadalësohet, pasi shifrat e fundit tregojnë se rastet pozitive po rriten nga një ditë më parë me pak më shumë se 1%. Dy javë më parë, kjo shifër ishte 7%. Edhe numri i viktimave tregon shenja rënie, nga 919 dy javë më parë në 542 të vdekur në 24 orët e kaluara. Por Konte paralajmëroi Italinë të mos e ulë vigjilencën dhe tha se karantina kombëtare, e vendosur në 9 mars, mund të hiqej vetëm gradualisht.

"Ne duhet të zgjedhim sektorë që mund të fillojnë përsëri aktivitetin e tyre. Nëse shkencëtarët e konfirmojnë, ne mund të fillojmë të qetësojmë disa masa deri në fund të këtij muaji”, deklaroi ai.

Konte ka fituar mbështetjen e publikur për mënyrën sesi qeveria e tij e ka përballuar përshkallëzuar, një sondazh i fundit tregoi se miratimit për qeverinë e tij u rrit nga 46% në 71%. Por kritikët pretendojnë se kufizimet e njoftuara në ditët e para ishin të ngadalta dhe të pjesshme.

Ai fillimisht i rezistoi kërkesave të disa politikanëve në Lombardi, për të imponuar masa më të forta. Kur një delegacion nga Kryqi i Kuq Kinez arriti në Milano në mesin e muajit Mars, ata deklaruan se Italia duhet të kishte marrë masa më të forta.

Por kryeministri mbrojti veprimin e qeverisë së tij.

"Edhe po të kthehesha mbrapa në kohë, do të bëja të njëjtën gjë", tha ai. "Ne kemi një sistem krejtësisht të ndryshëm ndaj Kinës. Por që të kufizonim rëndë liritë kushtetuese ishte një vendim kritik që duhej ta konsideronim me shumë kujdes. Nëse do të kisha sugjeruar një bllokim ose kufizime të të drejtave kushtetuese në fillim, njerëzit do të më kishin marrë për të çmendur ", tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë