Treg

Konsumi i energjisë së diellit në shtëpi, ERE publikon metodologjinë si do të vendoset çmimi

Nga Gazeta 'SI' - Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar metodologjinë për çmimin e energjisë së rinovueshme që do të përdoret nga konsumatorët fundorë.

Sipas dokumentit, OER, Operatori i Energjisë së Rinovueshme do t’i dërgojë ERE-s një tarifë të propozuar që më pas do të paguhet nga konsumatorët sipas kilovatëve që kanë shpenzuar.

Tarifa, përcakton ERE, do të jetë e bazuar në kostot e punës, balancimit dhe  vlerës që duhet t’i paguhet prodhuesve me përparësi. Prodhuesit me përparësi janë ata që kanë nënshkruar një kontratë për prodhim të energjisë fotovoltaike deri në 2 MW. Energjinë e tyre do ta blejë operatori shtetëror OER, i cili e shpërndan atë në treg.

Çdo  1 shtator, furnizuesit e energjisë i paraqesin OER-së parashikimin vjetor të energjisë që presin të prodhojnë, sipas muajve.

Furnizuesi faturon vlerën e detyrimit për energjinë e rinovueshme në lekë për kWh për të gjithë klientët fundorë sipas sasisë përkatëse të energjisë elektrike të furnizuar.

Pas përcaktimit të detyrimit duke respektuar formulën e Entit metodologjia nënvizon se çdo faturë e energjisë elektrike e faturuar nga furnizuesi i energjisë elektrike për një konsumator fundorë do të përfshijë detyrimin e energjisë së rinovueshme të faturuar shprehimisht nga furnizuesi i tyre i energjisë elektrike. Deri në krijimin e OER këtë rol do ta luajë Furnizuesi i Tregut të Lirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë