Para

Konsulencë për borxhin, Qeveria bën gati 100 mln lek

Qeveria ka ndarë gati 100 mln lek si pagesë për këshillimin që do të marrë për menaxhimin e borxhit shtetëror.

Në vendimin e marrë, fondi prej 98.4 milionë lekësh do t’i shtohet Ministrisë së Financave për të zgjedhur më pas kompaninë, apo studion këshilluese për menaxhimin e borxhit.

Efekti financiar do të përballohet nga fondi rezervë i miratuar për buxhetin 2020, ndërkohë që lëvizja mund të interpretohet edhe si një planifikim për rritje të borxhit publik, nisur nga kriza e shkaktuar nga koronavirusi.

Tavane të reja borxhesh dhe rritja e tyre është një prej propozimeve edhe të ekspertëve ndërkombëtarë e vendas, si rrugë për të ndihmuar ekonomitë e vendeve të ndryshme në këtë periudhë të vështirë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë