Politike

Konsujt e Nderit pa targa CD. Abuzime edhe me pasaportat diplomatike

Në Shqipëri janë në total 48 persona që mbajtën titullin e “Konsullit të Nderit” për vende nga më të ndryshme të globit, që nga Sri Lanka e deri tek Bangladeshi. Lista me këta emra është e një game të gjerë profesionesh, biznesmenë, pronarë mediash, artistë, ekonomistë e profesorë, të cilëve ky titull u njeh disa privilegje.

Por, ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj thotë se në lidhje me privilegjet e avantazhet që u njeh ligji është abuzuar në një masë të madhe. Në një konferencë për mediat, Cakaj deklaroi se ligji është shkelur që tek targat e makinës.

“Trajtimi i konsujve të nderit rregullohet me ceremonialin shtetëror në Kapitullin 7 “Privilegje dhe imunitete”, në pikën 5.8 të të cilit thuhet se konsujt e nderit për qëllime zyrtare përdorin automjet me targë të zakonshme kombëtare dhe me një shenjë dalluese ovale me simbolet HÇ. Në shkelje të habitshme janë bërë plot 38 konsuj nderi me targa CD, që i kemi mes nesh dhe hyjnë e dalin nga kufijtë e vendit jo si qytetarë të thjeshtë shqiptarë, madje as si shumica e zyrtarëve qeveritarë, por si përfaqësuesit më të lartë diplomatik. Ky privilegj është i pajustifikueshëm dhe duhet të marrë fund”, tha Cakaj.

Ministri i Jashtëm në Detyrë tha se për futjen e këtyre privilegjeve dhe imuniteteve brenda kornizave ligjore, Zyra e Protokollit në Ministrinë e Jashtme do të nisë menjëherë kontaktimin e 38 konsujve në fjalë, të cilëve do t’u kërkohet rikthimi i menjëhershëm i targave CD.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1178597755646686/

Me një gjuhë diplomatike, Cakaj tha se në listën e këtyre personave ka nga ata që kanë refuzuar që të kthejnë këto targa. Ai i paralajmëroi se nëse dorëzimi nuk bëhet vullnetar, Ministria e Jashtme do të ndërhyjë së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe ata të Transporteve.

“Zyra e Protokollit do të nisë kontaktimin e tyre dhe ata janë të detyruar që të dorëzojnë targat diplomatike dhe do të pajisen me targat ovale. Individë të caktuar kanë shfaqur neglizhencë të konsiderueshme ndaj thirrjeve të protokollit, ndaj ne në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Transportit do të bashkëpunojmë për të ndërmarrë nismat ligjore dhe administrative që targat në fjalë të dalin jashtë funksionit dhe përdorimit”, vijoi ai.

Lista përmban disa emra të njohur për publikun e gjerë, por Cakaj njoftoi se nisma nuk lidhej me aktivitetin apo qëndrimet e asnjërit prej tyre. Në fund, ai paralajmëroi edhe një tjetër reformë që ka nisur tashmë. Bëhet fjalë për kriteret e pasaportës diplomatike që lëshon Shqipëria. Ministri i Jashtëm në Detyrë la të kuptohet se edhe në këtë pjesë është abuzuar, duke bërë që pasaporta jonë diplomatike të vihet në pikëpyetje në shumë vende për shkak të kritereve të lëshimit.

PD: Sa poshte i ka rënë "pazari"  i diplomacisë shqiptare!

Nga Partia Demokratike ka reaguar Tritan Shehu. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai e vlerëson qesharake ndërhyrjen e ministrit të Jashtëm në Detyrë për këtë çështje dhe vlerëson se kjo i takon Policisë Rrugore dhe jo të kryediplomacisë.

https://www.facebook.com/tritan.shehu.9/posts/2345603909009927

“Sa poshte i ka rënë "pazari"  i diplomacisë shqiptare! Dëgjova Zv. ministrin e Jashtëm që deklaronte në media, ai vetë, se do t’u hiqen targat diplomatike Konsujve të Nderit në Shqiperi. Në fakt ajo është një çështje për të cilën mund të shprehet jo më shumë se Policia Rrugore. Sikur ky qenka problemi i madh i diplomacisë sonë, shkaku i humbjes së rolit tonë parësor në rajon, i ndryshimeve të linjave tona strategjike, i dobësimit të bashkëpunimit me partnerët tanë kryesore, apo i bllokimit të procesit tonë të integrimit prej disa vitesh?!”, shkruan ai ndër të tjera.

Konsujt e Huaj të Nderit në Republikën e Shqipërisë

AUSTRI

Gjergj LEQEJZA Konsull Nderi Lagja Vasil Shanto, Rr, Vaso Kadia, nr. 260, Shkodër Tel / Fax: (+355) 0224 7014 Cel. 0682050267 Email: [email protected]

Arben MALAJ Konsull Nderi Pallati i Kultures "Laberia", Kati i dytë, Vlore, Albania Cel +355698620819 www.austriasa.com.al Emali : [email protected]

BANGLADESH

Shaban XHABRAHIMI Konsull Nderi Rr. Elbasanit, nr. 28 Sauk Tirane Tel: (+355) 4 2 354 569 Fax: (+355) 4 2 354 796 E-mail: [email protected]

BELGJIKË

Fabrice WALLAERT Konsull Nderi L.1, Rr. Taulantia, Durrës Tel: (+355) 68 20 24156 Fax: (+355) 52 23 630 E-mail: [email protected]

BOSNIA HERCEGOVINA

Fiqiri KLLARI Konsull Nderi i Bosnjë Hercegovinës në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rezidenca « Zambak », Borakë, Shijak, Durrës Cel: (+355) 69 20 36 042

KANADA

Krenar LOLOÇI Konsull Nderi Rr. “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Pallati i ri mbrapa Akademisë së Arteve, Kati II, Tiranë
Tel: (+355) 4 2 257 274 / 5 Fax: (+355) 4 2 257 273 Cel: (+355) 069 20 20 203 E-Mail: [email protected]

ESTONIA

Sotiraq GUGA Konsull Nderi Rr. Ismail Qemali, Pallati 2K, Nr. 25 Tirana, Albania tel +355 42 234482 mob. +355 68 2027933 Tel/ Fax: (+355) 4 2 272170 Mob: (+355) 682027933 E-mail: [email protected]

FINLANDË

Bardhyl MINXHOZI Konsull Nderi Zayed Business center, Rr.Sulejman Delvina, P.O.Box 277/1 Tel.04 229578 Cel. 0692031368 E-mail [email protected]

ISLANDË

Isuf BERBERI Konsull Nderi Rr. e Elbasanit, Pall. 14, Kati 3, Tiranë Tel: (+355) 4 2 375 193 Fax: (+355) 4 2 379 472 Cel: 068 20 32 576 Email: [email protected]

INDI

Petraq GRAMO Konsull Nderi Rr. Artan Lenja, nr.10/74, Tiranë Tel / Fax: (+355) 4 2 245 060 Cel: (+355) 068 20 21 635 E-mail: [email protected]

REPUBLIKA E KORESE SE JUGUT

Agron PAPULI Konsull Nderi Rruga e Kavajës”, Nr. 118, Tiranë
Tel: (+355) 4 2 259 023 Fax: (+355) 4 2 233 650 / 4 2 259 550 Cel: (+355) 068 20 21 200 E-mail: [email protected]

MALAJZI

Gentian SULA Konsull Nderi Blloku rezidencial “Kodra e Diellit”, Tiranë Tel: (+355) 48 830 002 Fax: (+355) 48 830 004 Cel: (+355) 069 20 240 74 E-mail: [email protected] [email protected]

MAROK

Bujar LYBESHA Konsull Nderi Tel: (+355) 4 2 232 931 Fax: (+355) 4 2 424 347 Cel: + 355 69 51 77 937 E-mail: [email protected]

QIPRO

Mr. Vladimir AVRAMI Konsull Nderi Rr. “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Pallati i Ri, mbi Restorant Taverneta, Tiranë Tel: (+355) 4 2 254 832 Fax: (+355) 4 2 254 842 Cel: (+355) 068 20 213 77 E-mail: [email protected]

SAN MARINO

Esat ADEMI Konsull i Pergjithshem Nderi Rr. George W. Bush, pll. 40/42, Kulla I (Përballë Parlamentit) Kati IV Tel / Fax: (+355) 4 2 271 476 Cel. 0698060000 E-mail: [email protected]

SLLOVAKI

Faik DIZDARI Konsull Nderi Grand Hotel Tirana Rr. “Ismail Qemali”, Nr. 14. Tiranë, Tel: (+355) 4 2 253 220 Fax: (+355) 4 2 247 996 E-mail: [email protected]

TURQI

Bahadir AKSOY Konsull Nderi Phoenix International Sh.P.K Rruga Depo, L. 14, Nr. 17, Shkozet-Durrës Tel: (+355) 52 649 37 / 8 Fax: (+355) 52 649 39 Cel: (+355) 068 20 241 91 E-mail: [email protected]

JAPONI

AVNI PONARI Konsull i Pergjithshem Nderi Blv.Marsel Kashen, Pallatet e Aviacionit Tel. 04 2253407 Cel. 0692033111 E-mail: [email protected]

LITUANI

KASTRIOT HASKA Konsull Nderi Vila Moncafe, Rr.“Medar Shtylla” 1000 Tirane Tel.04 2320890 Cel.0692030213 E-mail [email protected]

SLLOVENI

EDVIN LIBOHOVA Konsull i Pergjithshem Nderi Rr.Dervish Hima, Pall. Al&GI, Shk.2, K 5, Tirane Tel. 2280440 Cel. 0682021978

KAZAKISTAN

VILSON AHMETI Konsull Nderi Rr. “Donika Kastrioti”, nr.4, Tiranë Tel: (+355) 4 2257253 Mobile: (+355) 682084237

ITALI

1.Teodor BILUSHI
Lagja Varosh, 92, Gjirokaster Tel/fax 084263039 Cel. 0692519908; 0684023608 E-mail: [email protected]

2.Vito Antonio Stigliani Rr. “Don Bosko” nr. 2, Shkodër Cel. 0692071532 E-mail:[email protected]

TAJLANDË

Samir MANE Rr. “Papa Gjon Pali II” ABA Business Center, Tiranë Tel. 2389250 Fax: 2389251 Cel. 0662858487 [email protected]

MALTË

Tomë PREKU Konsull nderi i Maltës në Shqipëri Adresa: Rruga Xhemal Tafaj ,nr 1/3 Trana -Albania Tel/Fax. + 355 4 450 4889 tel mob + 355 682027873 E-mail: [email protected] [email protected]

BULLGARI

Selim HOXHAJ Konsull nderi në Qarqet e Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës me zyrë të konsullatës së nderit në qytetin e Vlorës Adresa: Lagja “Pavarësia”, Vlorë Tel. 2445272 Cel. 0682021982 E-mail: [email protected]

SIERRA LEONE

Artan STROKA Konsull nderi i Republikës së Sierra Leones në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rr. “Konferenca e Pezës”, Nd.75 Hi, Tiranë Tel. 04 2250606 Cel. 0682001777
E-mail: [email protected]

RUMANI

Elvis TOÇI Konsull nderi i Rumanisë në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rr. “Don Gjon Buzuku” Ndërtesa nr.33; Korçë Tel. Cel. 0692024271 E-mail: [email protected]

MONGOLI

Belma ÇELA Konsulle nderi e Mongolise në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rr. “Pjeter Budi” nr.15; Tiranë Cel. 00355692087687 Fax: 0035522247470 E-mail: [email protected]

PORTUGALI

Dorian SADIKU Konsull nderi i Portugalisë në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rr. “Him Kolli” P.2T, Shk.2 Ap. ¼, Tiranë Cel. 00355682059916 E-mail: [email protected]

HUNGARI

Kliti HOTI Konsull nderi i Hungarisë në Republikën e Shqipërisë Adresa: Lagja “Qemal Stafa”, Rr. “Jorgji Karamitri”, nr.25, Shkodër Tel. 00355 4 2468501 Cel. 00355 68 20 20 275 E-mail: [email protected]

LETONI

Sokol KRAJA Konsull nderi i Letonisë në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rr.Bardhok Biba, galleria e Tiranës, Hyrja A, Nr.A17, Tiranë Cel. 00355 692066555 E-mail: [email protected]

NORVEGJI

Marinela JAZOJ Konsulle e Përgjithshme Nderi e Norvegjisë në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rr. Themistokli Germenji, P. Pegaso, Kati 2 Tirane, Shqiëpri E-mail: [email protected] Cel:+355 69 20 34 469

ARMENI

Varuzhan PIRANJANI Konsull nderi i Armenisë në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rr. Ismail Qemali, Nr.32, Tiranë Tel. +355 42 365 492 Cel. 355 686054227 +355 686053633 e-mail: [email protected]

PAKISTAN

Seyhan PENCABLIGIL Konsull nderi i Pakistanit në Republikën e Shqipërisë Adresa: Banka Kombetare Tregtare, Blv Zhan D’Ark, 1001, Tirana, Albania Tel. 00355 4 2250 961 Faks: 00355 4 2250960 e-mail: [email protected]

TUNIZI

Nikolin JAKA Konsull Nderi i Republikës së Tunizisë në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rruga e Kavajës nr. 6, Tirane, Shqiëpri E-mail: jaka@çi.al E-mail : kabineti@çi.al Tel:+355 45800932

FILIPINE

Loritan PRESPA Konsull Nderi i Republikës së Filipineve në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rruga Gjergj Balshaj Nr.6, Tiranë, Shqipëri E-mail: [email protected] E-mail: [email protected] Tel: +355 42 357 900

EL SALVADOR

Gerian KUKA Konsull Nderi i Republikës së El Salvadorit në Republikën e Shqipërisë Adresa : Rruga George Ë. Bush Pall.20,Kati i 2, Tirana,1001, Albania Tel. +355 4 2274620 Mobile +355 69 20 21 870 email: [email protected]

IZRAEL

Rodolf XHILLARI Konsull Nderi i Shtetit të Izraelit në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rr. “Skenderbej” kt II , Lgj.3, Durrës, Albania Tel. 042230821 Tel. i asistentes: 0676041618 emaili: [email protected]

AFRIKA E JUGUT

Zenel HOXHA Konsull Nderi i Republikës së Afrikës së Jugut në Republikën e Shqipërisë Adresa: 57 Bulevardi "Petro Nini Luarasi" Njesia Administrative Nr.2 TIRANË Kodi Postar 1001 Tel. i zyrës: +35542341020 Fax: +35542379855 Cel: +355692099028 Cel: +355694031007 Email: [email protected]

SRI LANKA

Mirton LIKA Konsull Nderi i Sri Lankës në Republikën e Shqipërisë Adresa: Sky Toëer, nr.24, Tiranë Tel. i zyrës: +35542221666 Fax: +35542240688 Cel: +355692069888 Cel: +355682005091 Email: [email protected]

INDONEZI

Irma KAPLLANI
Konsull Nderi i Inonezisë në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rr. Brigada e Tetë , Pallati Teknoprojekt , Shk 3 , Kati 8, Ap 7, Tiranë Tel. i zyrës: 355 4 2250048 Cel: 355 68 20 85250 Email: [email protected]

DANIMARKË

Përparim KALO Konsull Nderi i Danimarkës në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rr. Kavajës, ABI Bank Building, Kati 5, Tiranë Tel. i zyrës: 04 2233532 Cel: 692020005 Email: [email protected]

FRANCË

Ilia SKËNDI Konsull Nderi i Francës në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rruga "Haki Mborja" Nr. 3, Lagja 3 Korçë Nr i celularit 0698958551 Email : [email protected]

UKRAINË

Bledi BAJRAKTARI Konsull Nderi i Ukrainës në Republikën e Shqipërisë Adresa: Rruga "Kongresi i Lushnjës", P. 42, Shk. 4, Ap. 35, Tiranë Nr i celularit 0693655685 Email : [email protected]

KOSOVË

Mentor NAZARKO Konsull Nderi i Kosovës në Republikën e Shqipërisë Adresa: Hotel “Behar Kocibelli”, Lagja 7, Bulevardi “Shën Gjergji”, Korçë Nr i celularit 003550692030077 Email : [email protected]

Mimoza NDROQI Konsull Nderi i Kosovës në Republikën e Shqipërisë Adresa: Pallati Conad, tek Universiteti Pavarësia, Kati Parë, Vlorë Nr i celularit: 0694000005 Email : [email protected]

REPUBLIKA ORIENTALE E URUGUAJT

Ilir TREBICKA Konsull Nderi i Republikës Orientale të Uruguajt në Republikën e Shqipërisë Adresa e Konsullates: Rruga Bardhok Biba, Old Tirana Building Telefoni fiks: +355 422 66618 Fax-I +355 422 66618 Mobile: +355 69 608 5822 Adresa email: [email protected] Personi i kontaktit:

Klaudia Ballauri Oraret e hapjes: 10:00 – 12.00 am (Monday – Wednesday – Friday) 14:00 – 16:00 pm (Tuesday – Thursday)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë