Libra

Konkursi për shkrimtarët “Libri i Karantinës”

Ditët e karantinës mund të jenë ditë frymëzuese për shkrimtarët, që tashmë kanë më shumë kohë për t’iu përkushtuar shkrimit. Historia e letërsisë botërore tregon për autorë që i shfrytëzuan kohët e izolimit për të shkruar kryevepra letrare. Nga Shekspiri, Çehovi, Bokacco, Pushkini, Tomas Manni etj kanë shkruar vepra të rëndësishme të krijmtarisë së tyre gjatë këtyre ditëve të vështira.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë publik konkursin “Libri i karantinës”, i cili fton për të marrë pjesë gjithë autorët shqiptarë kudo që ndodhen.

“Këto kohë jo të lehta për të gjithë, mund të jenë frymëzuese për letërsinë e cila gjithnjë ka treguar se di ti shndërrojë izolime të tilla në vepra të mëdha. “Libri i Karantinës” është një konkurs i cili fton gjithë autorët shqipëfolës të shkruajnë vepra në prozë. Konkursi do të jetë i hapur deri më 15 maj dhe do të gjykohet nga një juri me profesionistë të fushës”, thotë Alda Bardhyli, drejtore e QKLL.

Sipas saj ky konkurs është një ftesë për të shkruar vepra në shqip, i cili përkon dhe me muajin prill që është dhe muaji i letërsisë. Vepra më e mirë e këtij konkursi do të botohet nga QKLL.

Konkursi "Libri i karantinës"

Mbështetja e letërsisë dhe autorëve shqiptarë është në fokus të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Me nisjen e izolimit për shkak të pandemisë sw koronavirus, QKLL ka nisur fushatën e leximit, duke na ftuar që këto ditë të vështira t’i shohim si një mundësi për t’u kthyer te libri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë