Treg

Konkurrenca gjobit 24 ndërmarrje farmaceutike për rritje të çmimit të produkteve paramjekësore

Vendos hetim të thelluar

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur 24 ndërmarrje farmaceutike me 1-2 mln lekë për arsye se kanë vijuar të rrisin çmimet për produkte si alkhool, maska e xhel dezinfektant edhe pas njoftimit të Autoritetit.

Gjatë procedurës së hetimit paraprak, pasi është analizuar sjellja e ndërmarrjeve që operojnë në tregun e tregtimit me shumicë të materialeve paramjekesore, Konkurrenca ka hasur në mungesë bashkëpunimi me to dhe e vlerëson si rrethanë rënduese në sjelljen e tyre.

Gjatë hetimit paraprak, konkurrenca ka vendosur marrjen e masës së përkohshme: Ndalimin e sjelljes së ndërmarrjeve që veprojnë në rrjetin e tregtimit me shumicë dhe pakicë (importues, depo farmaceutike dhe farmaci) të materialeve paramjekësore, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë vendosin çmime apo kushte të padrejta tregtimi. Me qëllim shmangien e abuzimit në zinxhirin e tregtimit, detyrimin e të gjitha ndërmarrjeve që veprojnë në tregun e importit dhe shitjes me shumicë të materialeve paramjekësore të jenë transparent në vendosjen e çmimit të shitjes së materialeve dezinfektant, alkool dhe maska. Aplikimin e çmimeve të orientuara drejt kostos dhe publikimit e tyre në faqet zyrtare të internetit të ndërmarrjeve apo në kanalet e tjera të komunikimit. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore. Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme, ndërmarrjet që do të konstatohen në shkelje ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës

"Nga analiza e sjelljes së ndërmarrjeve gjatë periudhës Shkurt-Maj 2020 në tregun e tregtimit me shumicë të materialeve maska, alkool dhe gel-dezinfektant konstatohet se ndërmarrjet kanë vazhduar të rrisin në mënyrë të pajustifikuar çmimet në kundërshtim me Vendimin e Konkurrencës."- citon Autoriteti.

Për shkak të mos zbatimit të masës së përkohshme komisioni vendos gjoba, në masën deri në 10 për qind të xhiros së ndërmarrjes, të vitit financiar paraardhës, për çdo ndërmarrje pjesëmarrëse që nuk zbaton vendimin për marrjen e masave të përkohshme.

Konkurrenca ka vendosur hetim të thelluar për këto ndërmarrje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë