Politike

Kongresi i PS, vjen reagimi i PD, Shehu: Teatër i mirëfilltë!

Ka ardhur reagimi i parë i Partisë Demokratike në lidhje me kongresin elektoral të PS-së. Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu e cilëson si një teatër të mirëfilltë këtë aktivitet të PS-së, duke e cilësuar si një Kongres në 3D për zgjedhjet politike
“Teatër i mirëfilltë, “gjethe fiku” për të fshehur të vërtetën e realitetin tragjik të demokracisë sonë. Besoj se asnjë nuk e merr seriozisht “komedinë” që po luhet sot në atë sallë për zgjedhjet e Qershorit. As vetë atae që po u shqiptohet emri si kandidatë, aq më pak ata që i propozojnë… Shqipëria ka nevojë të zgjidhë së pari ngërçin e madh politik qendror e zgjedhor e më tej të shkojë drejt Bashkive. Në kohen që ne kemi një Parlament të deformuar, monist, të pa përputhshëm me realitetin e vendit, me “deputetë” të rinj të thirrur në mënyre antikushtetuese, kërkojnë të merren me Kryetarët e Bashkive”, thekson ish-deputeti i PD-së.
Më tej ai thekson se kjo situatë aktuale nuk mund të vijojë kështu. “Në kohën që prej rreth dy vitesh ne nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, i vetmi institucion arbitër e garant i konstitucionalizmit në Shqipëri, në atë sallë flitet për Këshillat Bashkiake!! Gjërat nuk mund të funksionojnë e nuk do të funksionojnë dot kështu. Pa zgjidhur problemin e madh politik qendror e të sigurisë zgjedhore, nuk ka sens të procedohet për derivatet e zgjedhjet lokale! Skemë iluzive në 3D kjo, që po dëgjohet nga ai Kongres, jo reale dhe e pa aplikueshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë