Lajme

Konflikti te ‘Petro Nini’, avokati i familjarëve: Sot marrëveshja

Avokati i familjarëve që banojnë në pronën në “Petro Nini”, ka bërë me dije se më në fund do të zgjidhet konflikti i finalizuar me një marrëveshje mes palëve. Sipas avokatit, marrëveshja do të nënshkruhet sot pas orës 16:00 dhe sipas saj, të dyja familjet do të marrin apartamente.
“Mbas orës 16:00 do nënshkruhet marrëveshja mes palëve. Dy familje do të marrin apartamente sipas paktit”, shprehet avokati.
Para dy javësh, familjarët dolën në rrugë dhe patën një përplasje me policët dhe punonjësit e përmbarimit.
Historia e tyre ka filluar që në vitin 2013, ku katër gjyqtarë kanë zhvilluar tetë seanca gjyqësore, duke mos i njoftuar banorët që shtëpia e tyre do të shembet sepse tokës i ka dalë pronari, ndërkohë që nga ana tjetër banorët thonë se shtëpia e tyre është legalizuar totalisht në vitin 2009. Kjo pronë ishtë sekuestruar në vitin 1939.
Për konfrontimin e banorëve të zonës së “Petro Ninit” me forcat e rendit dhe përmbaruesit për zbatimin e vendimit të gjykatës pati reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Në mesazhin e tij, Rama shprehej se qeveria s’ka asnjë fuqi mbi vendimet e gjykatave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë