Kosova

Kurti shkon në Mitrovicë: Përgatitja e lartë profesionale e policëve, garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar ditën e sotme Mitrovicën e Veriut. Kjo vizitë e tij vjen pas tensioneve në veri të vendit.

Mediat në Kosovë shkruajnë se Kurti është shoqëruar nga ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

Pas vizitës, Kurti ka publikuar një video në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ku ka treguar se ai së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë vizituar njësitet e Policisë së Kosovës në lagjen “Kroi i Vitakut”.

“Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Kurti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë