Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas lajmit se djali i tij, Danilo është ndaluar nga policia e Kosovës, pasi ai mbante një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”.
Sipas mediave serbe, Vuçiç ka deklaruar se makina e djalit të tij është ndalur tre herë ndërkohë që ai po shkonte në Graçanicë, në festën e Vidovdan.
“Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi nuk është opsion” dhe shkoi në liturgji në Graçanicë, për t’u falur”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.