Kosova

Digjet një pikë kontrolli policor në Mitrovicë të Veriut

Një kioskë, që përdorej si pikë kontrolli nga Policia e Kosovës në Mitrovicë të Veriut, është sulmuar me mjete plasëse.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se në momentin e sulmit nuk ka pasur policë në atë pikë.

“Rreth 03:00 në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një shpërthim që besohet të jetë shkaktuar prej një mjeti pirotektik, të kombinuar me material ndezës”, tha Elshani.

Sipas tij, si pasojë e këtij sulmi, është dëmtuar kioska që përdorej nga policia.

Përveç dritareve të thyera, janë djegur edhe orenditë që ishin brenda. Deri më tani nuk dihet autori ose autorët e këtij incidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë