Rend dhe Ligj

Konflikti me thika në Sarandë, arrestohet një 34-vjeçar, në kërkim tre të tjerë

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë një 34-vjeçar, në lidhje me konfliktin e mbrëmshëm në Ksamil.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Detjon Ziflaj. Po ashtu janë shpallur në kërkim tre të tjerë, shtetasit me inicialet E. C., K. Z. dhe A. R.

Siç njofton policia, Mmbrëmjen e djeshme, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me sende të forta dhe mjet prerës për motive pronësie, shtetasit Petro Lula, Ilia Lula dhe Flamur Pollo, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se tre persona nga familja Pollo kishim dalë mbrëmë tek plazhi, në atë plazh që prej 15 vitesh e kanë pasur me kontratë nga bashkia për shfrytëzim.

Në këto momente dy-tre persona nga familja Ziflaj, të cilët po ashtu e pretendojnë këtë plazh, kanë shkuar dhe i kanë sulmuar ata me mjete të ftohta, thika.

Për rrjedhojë kanë mbetur të plagosur Flamur Pollo 41 vjeç, Petro Lula 25 vjeç dhe Ilia Lula, ky i fundit babai i 25 vjeçarit, njëherësh edhe personi i goditur më rëndë. Të martën ai u transportua me ambulancë drejt spitalit në Tiranë për mjekim më të specializuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë