Policia ka shoqëruar një tjetër person lidhur me ngjarjen e mbrëmjes së 4 tetorit në zonën e ish Bllokut, ku u vra një 28-vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë. I shoqëruari i fundit është shtetasi Geldo Hoti, i cili mendohet të ketë qenë në vendin e ngjarjes.
37-vjeçari u kap në pikën kufitare të Kakavijës dhe u shoqërua për të dhënë deklaratën e tij. Hoti u kap mbrëmjen e të premtes, ndërsa tentonte që të largohej drejt Greqisë, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia një ditë më parë. Po ashtu thuhet se ky shtetas nuk ka qenë i përfshirë në konflikt. Sakaq, përveç tij, në kërkim u shpallën edhe tre persona të tjerë, pasi rezultojnë se ishin në vendin e ngjarjes.
Policia ka arrestuar gjithashtu ditën e premte dy personat që mbetën të plagosur gjatë konfliktit me armë mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e Bllokut, në Tiranë. Në kërkim janë shpallur tre autorët e dyshuar për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë.

Policia ka vënë nën pranga Ervis Martinaj, 36 vjeç, i cili banon në Tiranë dhe 28 vjeccarin Eljon Hato i cili banon në Shkodër.
Policia thotë se janë shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Merviol Bilo, është efektiv i forcave komando, i cili mendohet të ketë qenë edhe personi që ka qëlluar me armë ndaj grupit të Martinaj.
Policia është shprehur se “të arrestuarit Martinaj dhe Hato së bashku me viktimën Fabiol Gaxha janë konfliktuar në mjediset e brendshme të një lokali në zonën e Ish Bllokut në rrugën Ibrahim Rugova me tre shtetasit në kërkim duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri- tjetrit”.
Përplasaj e grupeve me armë zjarri rezultoi vdekjeprurëse për 28 vjeçarin Gaxha, ndërsa Martinaj dhe Hato ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar:
– armë zjarri tip “Glock”
– 11 gëzhoja
– 10 000 euro
– tre automjete
– aparate celular
Ngjarja
Në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit dy grupet e përfshira në konflikt me armë zjarri kanë qenë në dy tavolina të mëvetësishme, ku respektivisht në njërën ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljo Hato dhe në tjetrën, Ervin Mata, Fabiol Alushi dhe Merviol Bilo, brenda në lokalin “Monopol” në zonën e ish-bllokut. Një prej autorëve të shpallur në kërkim, Ervin Mata, ka qenë duke pirë verë në shoqërinë e dy të tjerëve, kur në derën e lokalit është shfaqur Fabjol Gaxha, truprojë i Ervis Martinajt. Viktima kishte ngacmuar disa ditë më parë këngëtaren Elvana Gjata, të dashurën e Matës dhe ky i fundit kishte vendosur të “sqarohej” me të pikërisht në këtë moment. Me armë qëllojnë edhe Ervis Martinaj e Eljon Hato si dhe tre personat e tjerë të tavolinës përballë duke e kthyer gjithçka brenda lokalit. Një prej autorëve është larguar me një automjet dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit.
Policia ka vënë nën pranga Ervis Martinaj, 36 vjeç, i cili banon në Tiranë dhe 28 vjeccarin Eljon Hato i cili banon në Shkodër.
Policia thotë se janë shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Merviol Bilo, është efektiv i forcave komando, i cili mendohet të ketë qenë edhe personi që ka qëlluar me armë ndaj grupit të Martinaj.
Policia është shprehur se “të arrestuarit Martinaj dhe Hato së bashku me viktimën Fabiol Gaxha janë konfliktuar në mjediset e brendshme të një lokali në zonën e Ish Bllokut në rrugën Ibrahim Rugova me tre shtetasit në kërkim duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri- tjetrit”.
Përplasja e grupeve me armë zjarri rezultoi vdekjeprurëse për 28-vjeçarin Gaxha, ndërsa Martinaj dhe Hato ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.