Lajme

Konflikt pronësie me kishën, institucionet indiferente

Prej vitit 2014, një pronë në afërsi të kishës së Shën Ndout në Laç ka futur në konflikt familjen Gjini me famullinë e kësaj kishe, pasi nuk dihet kush është pronari i kësaj toke.
Gjykatat të njohura me këtë çështje kanë dhënë vendime të ndryshme, ku herë bëjnë pronare familjen Gjini dhe herë famullinë e Laçit.
Kjo tokë e përfituar në vitin 1993 nëpërmjet ligjit 7501 është hipotekuar dhe për të familja Gjini ka dhe certifikatë pronësie, por famullia e Laçit pretendon se toka është pronë e kishës.
Prej 5 vitesh ekziston ky konflikt dhe familja Gjini thotë se është përballur me indiferentizmin e institucioneve.
Ndërsa çështja ka kaluar të gjithë shkallët e gjyqësorit është referuar për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, zyrtarët e përmbarimit kanë marrë në vlerësim vetëm vendimin e Gjykatës së Apelit dhe kanë paralajmëruar konfiskimin e aktivitetit tregtar të familjes Gjini. Sipas familjes Gjini kjo është një padrejtësi që po u bëhet pasi duhet të pritej vendimi përfundimtar i Gjykatës së Lartë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë