Lajme

Konflikt për një vajzë… dy të rinj tentuan të vrasin një 25 vjeçar, shpallen në kërkim

Të shtënat me armë zjarri të konstatuara mbrëmjen e 13 majit në bulevardin “Bajram Curri” kanë patur burim një konflikt mes të rinjsh, dyshohet për një vajzë.

Policia e Tiranës njofton se dy të rinj kanë tentuar të vrasin një të tretë, por fatmirësisht të shtënat nuk kanë qenë fatale për jetën e A.B. 25 vjeç, shënjestra e dy autorëve.

Policia ka shpallur në kërkim autorët e ngjarjes, dy të rinj 22 dhe 23 vjeç me iniciale A.GJ. dhe Xh.H., ndërkohë që ka arrestuar bashkëpunëtorin e tyre. 23 vjeçari me iniciale M.Gj. akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, pasi largoi me makinën e tij nga vendi i ngjarjes dy të rinjtë. Policia ka shpallur në kërkim dy autorët, që akuzohen për vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

25 vjeçari i dëmtuar u procedua në gjendje të lirë, pasi iu gjetën 0.8 gr kanabis.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë