Ka ndodhur

Konflikt për motive pronësie në Fier, sekuestrohet arma dhe municion luftarak

Policia e Fierit parandaloi përshkallëzimin e një konflikti për çështje pronësie, duke prangosur 55-vjeçarin Z.Rr, banues në fshatin Kashisht, ku ndodhi dhe ngjarja.

Sipas policisë, dy persona po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, ndërsa njëri prej tyre dispononte armë zjarri si dhe municione.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas informacioneve të marra dhe ka konstatuar se shtetasi Z.Rr., kishte fshehur një armë zjarri dhe municion luftarak në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, në komisariat është shoqëruar edhe shtetasi J.K., i cili u përfshi në konflikt. Materialet i kaluan Prokurorisë Fier, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë