Rend dhe Ligj

Sherr me thika mes 2 familjeve, 3 të plagosur në Ksamil

Një konflikt me thika e sende të forta mes dy familjeve në Ksamil ka përfunduar me plagosjen e tre personave, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se familjet Pollo e Ziflaj janë konfliktuar për motive pronësie dhe anëtarët e dy familjeve kanë përdorur thika e mjete të forta, duke goditur njëri-tjetrin.

Në vend kanë shkuar efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH-së.

Dy persona janë shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, ndërsa tre të tjerë po marrin mjekim në spital.

Njëri prej të plagosurve pritet që të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë