Lajme

Konflikt me armë në Pezë, polici i FNSH plagos kushëririn

Një sherr, në dukje për motive të dobëta ka degjeneruar në përdorimin e armëve mes dy kushërinjve në Pezë të Tiranës.

Pas sherrit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Enver Karaj, mësohet se policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të krimit, i identifikuar si Flamur Karaj.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por nga të dhënat e para thuhet se gjendja e tij është kritike.

Sipas informacioneve paraprake bëhet e ditur se autori i dyshuar i krimit është punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë