Ka ndodhur

Konflikt me armë në Korçë, 16-vjeçari qëllon drejt një lokali

Një konflikt mes disa personave për pak mund të ishte shndërruar në një tragjedi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moravë të Korçës, ku një 16-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali, pas konfliktit me pronarin e biznesit, me iniciale M.F.

Policia sqaron se ka arrestuar dy persona, L.Xh., 19 vjeç, banues në fshatin Moravë dhe K.L., 16 vjeç, banues në Korçë. Mësohet se pas konfliktit, 16-vjeçari, i cili kishte një armë zjarri me vete, ka qëlluar në drejtim të lokalit, por pa lënduar njeri për fat të mirë.

Pas kontrollit të policisë, u gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë, me municion luftarak, të cilat i kishte në posedim adoleshenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë