Lajme

Konfirmohet prokurori Arben Dollapaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Apelit në Shkodër, Arben Dollapaj.   

Trupa gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Brunilda Bekteshi, Olsi Komici, ka vendosur konfirmimin e tij.

Javën e kaluar ai doli në seancë dëgjimore dhe rezultoi i pastër. Sipas raportit të ILDKPKI-së dhe hetimeve të thelluara të KPK-së kishte bërë deklarim të saktë dhe nuk kishte fshehje pasurie.

Edhe raporti mbi pastërtinë e figurës, i ofruar nga DSIK rezultoi pozitiv për prokurorin e Apelit të Shkodrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë