Rend dhe Ligj

Konfirmohet në detyrë zv. Prokurori i Përgjithshëm, Thoma Jano

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka konfirmuar në detyrë Zv. Prokurorin e Përgjithshëm, Thoma Jano.

Jano ka rezultuar i pastër në të tria kriteret e vlerësimit, të cilat janë pasuria, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale.

Zv.prokurori i Përgjithshëm u përball të enjten më 13 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese përbëhej nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Thoma Jano ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë.

Jano në vitin 1997 ka qenë kreu i Prokurorisë së Tiranës. Ai ka mbajtur postin si zv.ministër të Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve në vitin 2002.

Më vonë, Jano ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, kur ky institucion drejtohej nga  Theodhori Sollaku dhe më pas nga Ina Rama.  Ndërsa më vonë ish-kryeprokurori Adriatik Llalla e emëroi Janon në sektorin e përgjimeve.

Prej vitit 2004, ai ka punuar në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në dhjetor 2019 u zgjodh në postin e zv.Prokurorit të Përgjithshëm nga kreu i këtij institucioni, Olsian Çela.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë