Lajme

Konfirmohet në detyrë zv. drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA, Adriatik Ago

Është konfirmuar në detyrë Zv/drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA-së, Adriatik Ago.
Trupa vlerësuese e përbërë nga Ana Kapaj, relatore, Elvira Daberdaku, kryesuese e trupës, Elida Liko, anëtare pasi shqyrtoi provat dhe faktet në lidhje me integritetin etik dhe profesional, si dhe ligjshmërinë e pasurisë vendosi të konfirmojë në detyrë z. Ago.
Ago doli para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (KJV), më 8 nëntor.
Adriatik Ago ishte i dyti që u përball me Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit, siç e kishte përcaktuar shorti.
I pari që kaloi në procesin e vettingut në polici ishte Oltjon Shehu, shefi i Sektorit të Ankesave në SHÇBA, Oltion Shehu.
Ai nuk e kaloi dot testin e vetingut dhe u shkarkua nga detyra.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë