Një nga gjashtë prokurorët që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ka arritur të kalojë Vettingun.
Bëhet fjalë për prokurorin Gentjan Osmani që doli para trupës gjykuese disa ditë më parë.
Sipas raporteve të KPK-së, Osmani kishte bërë deklarim të saktë dhe nuk kishte fshehje pasurie.
Po ashtu konfirmohet edhe nga DSIK për pastërtinë e figurës dhe përshtatshmërinë për të qenë prokuror.
Prokurori Osmani kandidon për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Ai ka qenë një prej tre emrave kryesorë, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit.
Osmani e ka filluar karrierën në vitin 2003 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe një vit më vonë është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në vitin 2014 ai është komanduar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe një vit më vonë ai është kthyer në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.