Ka ndodhur

Konfirmohet në detyrë prokurori Arben Qosja

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Arben Qosja.

Prokurori rezultoi i pastër në të tria shtyllat e vlerësimit, të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe integritetit.

Prokurori i Apelit të Tiranës, Arben Qosja u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Qosja është prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë