Lajme

Konfirmohet në detyrë kreu i Prokurorisë së Apelit në Vlorë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Vlorë, Altin Binaj.
Binaj doli para trupës gjykuese të përbërë nga: Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Xhensila Pine më 21 janar.
Binaj e ka filluar karrierën në institucionin e Prokurorisë në Shqipëri në mesin e viteve ‘90. Ai ka mbajtur postin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës si dhe ka drejtuar prokuroritë e Fierit dhe të Durrësit gjatë viteve 2008-2013.
Në vitin 2013, prokurori Altin Binaj u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryesoi drejtorinë e hetimit të korrupsionit. Prej vitit 2016, Binaj drejton Prokurorinë e Apelit të Vlorës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë