Lajme

Konfirmohet në detyrë kreu i Prokurorisë së Apelit, Dritan Peka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Apelit në Tiranë, Dritan Peka.
Trupa gjykuese përbëhej nga Roland Ilira, Olsi Komici dhe dhe Lulzim Hamitaj.
Ndërkohë, prokurori ishte vetë i pranishëm bashkë me avokatin për të pritur vendimin.
Gjatë seancës dëgjimore në KPK, relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj pasqyroi raportin e vënë në dispozicion të dokumentacionit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), sipas të cilit prokurori Dritan Peka kishte kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka pasur burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe se nuk ka konflikt interesi.
Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë